GamesRojet nga Ankora
Rojet nga Ankora

Rojet nga Ankora

Über Google Play herunterladen
Rojet nga Ankora - Screenshot 1
Rojet nga Ankora - Screenshot 2
Rojet nga Ankora - Screenshot 3

Spielüberblick

Përzgjidh rojën, heroin tënd, pastaj, ushtrohu dhe mëso taktikat e rojeve dhe hyr në botën e Ankorës!

Eksploro botën e lashtë biblike, njihu me Jezusin dhe ktheji ndriçimin qytetit të Ankorës! Loja "Rojet nga Ankora" është një aventurë epike ku lojtarët vrapojnë, kërcejnë, rrotullohen e rrëshqasin gjatë rrugëtimit nëpër tregimet e Biblës; ku takojnë Jezusin dhe përjetojnë mrekullitë që Ai ka bërë. Loja është fituese e çmimit premier dixhital si "Aplikacioni i vitit" në Britaninë e Madhe dhe "Përdorimi krijues i medias për fushatë".

Rojet nga Ankora luhet falas dhe nuk përmban reklama ose blerje shtesë brenda aplikacionit.



Tregimi

Qyteti i Ankorës u themelua para qindra vitesh nga Bardhyli, padroni i parë i ateliesë; ai njihet si Qyteti i Dritës, i ndriçuar nga Saga – një koleksion i të gjitha tregimeve të Biblës. Qyteti i Ankorës siguron dritë dhe jetë për tërë tokën. Spiralja e Dritës, e cila ndodhet në pikën më të lartë të qytetit, shkëlqen nga fuqia e këtyre tregimeve.

Qyteti i Ankorës është ende duke u rimëkëmbur pas sulmeve të Hijes së Madhe, armikut më të madh të Ankorës. Hija e Madhe, nga xhelozia për dritën e Ankorës dhe fuqinë e Sagës, sulmoi qytetin dhe donte të vidhte tregimet. Ai u mposht me ndihmën e një mjeti fare të thjeshtë, por tepër të çmuar: një kupe prej druri, që simbolizon tregimin më të hatashëm të Sagës. Megjithatë, gjatë sulmit humbën një mori tregimesh dhe Spiralja u errësua.

Ankora tani po u bën thirrje heronjve të rinj që të marshojnë përpara dhe të ndihmojnë në gjetjen e tregimeve të humbura dhe t'i kthejnë dritën qytetit! A dëshiron t'i përgjigjesh kësaj thirrjeje?

Ngrihu Roje! Erdhi koha të bëhesh hero!



Tiparet

Përzgjidh njërin nga këta gjashtë Roje

11 kërkime epike biblike ku mund të njohësh Jezusin dhe të mësosh rreth Biblës

Transmetim i videove falas për orë të tëra

Krijo punime të mrekullueshme artistike në studion tënde të artit

Testo njohuritë e tua përmes kuizeve

Mbi 100 nivele minilojërash me xixëllonja për t'u kompletuar

Lejon shumë përdorues; me deri në tre profile lojtarësh të ruajtura në të njëjtën pajisje elektronike

Përfitimet

Fëmijët mund të mësojnë për besimin e krishterë në një mjedis argëtues e të sigurt.

Zbulo të vërtetën e madhe për Jezusin dhe si të jesh i Krishterë

Fëmijët mund të argëtohen ndërsa merren me aktivitete biblike



Ndihmë

Për çdo problem me lojën "Rojet nga Ankora", lutemi të kontaktoni skuadrën tonë mbështetëse, tejet miqësore, të cilët janë gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojnë. Dërgo një email në shqip@rojetngaankora.com



Shënime shtesë

Versioni i rekomanduar i sistemit operativ (OS)

Android 4.2 ose më i ri

Lirimi nga përgjegjësia

Kujdes! Nuk mund të përdorni versione të tjera operative (OS) përveç atyre të rekomanduara

Vini re! Ndonjëherë mund të hasni vështirësi në përdorimin e lojës edhe me sistemet operative të rekomanduara.

Lidhur me versionet e sistemeve operative të rekomanduara, edhe pse kërkohet: "Android 4.2, ose më i ri", nuk garanton që mund të përdoret versioni i fundit i OS. Më shumë informacion mbi pajisjet që mund të përdoren, lutemi vizitoni faqen: http://guardiansofancora.com/contact/
Entwickler
Scripture Union
Aktualisierungsdatum
März 15, 2023
Veröffentlichungsdatum
März 06, 2018
Preis
Kostenlos

Entwickler

Mehr Spiele von Scripture Union
Scripture Union - Game 1Scripture Union - Game 2Scripture Union - Game 3
Cookies von Skich in diesem Browser akzeptieren?

Skich verwendet Cookies und ähnliche Technologien zur Bereitstellung, Verbesserung, Sicherung und Analyse unserer Dienste. Indem du auf „Alle akzeptieren“ klickst, erklärst du dich damit einverstanden, dass wir unsere Cookies und Cookies von Dritten verwenden gemäß unserer Cookies-Richtlinie.